image Kurmehaj angazhohet për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara

Kosovë

Kurmehaj angazhohet për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara

news image

Në vazhdën e lirimit të hapësirave publike të uzurpuara kundërligjshëm në komunën e Pejës, me iniciativën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, sot është mbajtur takimi i radhës mes institucioneve përgjegjëse për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për lirimin e të gjitha hapësirave publike të uzurpuara.

Në këtë takim kanë marr pjesë zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nën-koloneli Veton Elshani, Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Nue Nikolla dhe Drejtori i Drejtorisë se Inspektoratit në Komunën e Pejës, Leutrim Murtezaj.

Palët janë dakorduar se brenda një afati të caktuar kohor të sigurohet nga institucionet përgjegjëse lista e të gjitha pronave publike të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme dhe njëkohësisht të vazhdohet  monitorimi i hapësirave publike  të liruara gjatë ditëve paraprake nga uzurpatorët./Sinjali/