Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin Partisë për Veprim Demokratik dhe shefin i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit tregohet se në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe takimin e 15 qershorit të mbajtur në Bruksel.
“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu tregohet se në këtë takim u diskutua edhe për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014
Takimi me Shaip Kamberi është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti po mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve./ Gazeta Sinjali/