image Kurban Bajrami falet në sheshin e qytetit kosovar

Kosovë

Kurban Bajrami falet në sheshin e qytetit kosovar

news image

Qytetarët në Komunën e Vushtrrisë, kanë falur sot namazin e Kurban Bajramit në qendër të qytetit, shkruan Sinjali.

Nga fotografitë e publikuara shihet se shumë qytetarë të kësaj komune kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin e qytetit.

Në fakt një praktikë e tillë, për faljen e namazit të Bajramit praktikohet në shumë vende të botës. Në Kosovë deri më tani nuk ka pasur një organizim të tillë, përkundër se shumë qytetarë të vendit i takojnë besimit Islam./Sinjali/