image Kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serbë

Kosovë

Video/ Kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serbë

news image

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serb të cilët më 13 janar zëvendësohen me nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serbë të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së.

Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.

Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës./Gazeta Sinjali/