image Kur mund të hapen shkollat, flet shefja e OBSH-së në Kosovë

Kosovë

Arsim/ Kur mund të hapen shkollat, flet shefja e OBSH-së në Kosovë

news image

Shkollat në Kosovë po qëndrojnë të mbyllura që nga 11 marsi kur edhe u mor vendimi nga Qeveria e Kosovës, për mbylljen e tyre, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

E hapja e tyre ka mundësi që të mos ndodh fare këtë vit shkollor. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithëkëtë, nga OBSH po paralajmërojnë për rrezikun e hapjes së shkollave.

Shefja e OBSH’së në Kosovë, Isme Humolli ka deklaruar se shkollat në vend nuk i kanë kushtet e duhura për të mbajtur mësim në këto kohë. Thotë se në klasat kosovare distanca sociale është shumë e vështirë për t’u mbajtur. Kjo ngase shumica nga klasat i kanë nga 40 nxënës.

“Sa i përket kthimit të shkollave, për shkak të numrit të madh, ndoshta duhet me shty edhe për disa kohë kthimin. Shtetet të cilat i knaë hapur shkollat nuk kanë më tepër se 10 fëmijë në klasa, e ne në Kosovë i kemi deri në 40 fëmijë në klasa.  Ne mund të këshillojmë Ministrinë e Arsimit dhe Institutcionet e tjera e mandej të marrim hapa të përbashkët”, ka deklaruar ajo për Gazetën Express.

Duke folur për procesin e mësimit online në Kosovë, ajo tha se deri diku ky proces po kryhet me sukses, duke shtuar se duhet pasur shumë kujdes në hapjen e shkollave gjatë muajit maj dhe qershor.