image Kur mund ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Botë

Kur mund ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

news image

Votat e zgjedhjeve të fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas analistëve dhe zyrtarëve mund të duhen disa ditë për t’u numëruar, por zakonisht fituesi i zgjedhjeve është i qartë në orët e para të ditës që i pason zgjedhjet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo mund të ndodhë për shkak se, sipas analistëve, mund të duhen disa ditë ose javë për rezultatin, pasi që numri është i madh i votave me postë.

Mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar me postë ose në vendvotime që janë hapur më herët.

“Asnjëherë në historinë e këtij qyteti nuk ka pasur kaq shumë votues që kanë votuar me postë”, ka deklaruar Jim Kenney, kryebashkiak i Filadelfias, qytetit më të madh të Pensilvanisë.

Hera e fundit kur rezultati nuk ka qenë i qartë brenda pak orësh, ka qenë në vitin 2000, kur fituesi i zgjedhjeve, George W. Bush, nuk është konfirmuar derisa Gjykata Supreme ka marrë vendim, një muaj më vonë./Gazeta Sinjali/