image Kur Haki Abazi thoshte se LVV-ja është e njëjtë me PDK-në

Kosovë

Politikë/ Kur Haki Abazi thoshte se LVV-ja është e njëjtë me PDK-në

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi para disa viteve kur nuk ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje thoshte se kjo parti është e njëjtë me Partinë Demokratike e Kosovës.

Ai citohet të ketë thënë se LVV-ja nuk dallon asgjë nga PDK-ja, vetëm se ka një grup më të mençur, por, sipas tij, nga forma e udhëheqjes së komunave dhe përcaktimit të prioriteteve është e njëjtë me PDK-në, shkruan Express.

‘’VV nuk bën asgjë tjetër më shumë se që ka një grup më të mencur dhe të sofistikuar në grup. Por formën e qasjes drejt komunave dhe drejt politikës dhe drejt angazhimeve dhe përcaktimeve të prioriteteve është e njëjtë me Partinë Demokratike. Është përjashtuese është fragmentuese nuk lejon energji dhe debat të gjallë’’, kishte thënë Abazi.

Abazi iu bashkua LVV-së para fushatës zgjedhore të vitit të kaluar dhe pas formimit të Qeverisë Kurti, ai u emëru zëvendëskryeminstër. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/LdkPerKosoven/videos/2633373203562145/