Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur edhe njëherë për tryezën ku do të mblidhen të gjitha partitë politike për çështjen e presidentit, të cilën tryezë e kishte paralajmëruar edhe më parë.
Ai ka thënë se pret që ditët në vazhdim të zhvillohet një takim mes subjekteve politike në vend, përcjellë Gazeta Sinjali.
“Sa i përket kësaj tryezës, po pres që të dakordohemi që të caktojmë datën, sepse ende s’është caktuar kjo datë. Presim që ditët e ardhshme pasi s’është çështje urgjente”, theksoi Hoti.
Ndryshe, postin e presidentit është duke e ushtruar Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila është vendosur në ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës.
Mandati i presidentit të vendit pritet të përfundojë në prill, teksa nuk dihet se kush do të jetë në krye të këtij institucioni më pas.