image Kur do të përfundojë ura Ulqin-Velipojë, Abazoviq del me detaje

Rajon

Kur do të përfundojë ura Ulqin-Velipojë, Abazoviq del me detaje

news image

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë informacione të reja lidhur me urën që pritet të ndërtohet e që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

Kjo urë për të cilën janë pajtuar bashkë me Edi Ramën, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm një të vetëm.

Gjithashtu, gjatësia e urës do të jetë 310 metra. Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër, gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër.

Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundoj në vitin 2024.

/GazetaSinjali/