image Kur do të përdoren patentë shoferët e Kosovës në Gjermani, flasin nga MPJD

Diasporë

Kur do të përdoren patentë shoferët e Kosovës në Gjermani, flasin nga MPJD

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Gjermania njohu patentë shoferët e Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se ditëve të ardhshme kosovarët do të njoftohen lidhur me detajet e përdorimit të lejes së makinës në Gjermani.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

“Gjatë ditëve në vijim do të informoheni rreth afateve ligjore si dhe të gjitha detajeve të rëndësishme lidhur me përdorimin e lejes/patentës suaj në Gjermani”, shkruan Gërvalla.

Gërvalla shprehet optimiste se Gjermania do të jetë shembull që edhe vende të tjera të njohin leje/patentat e Kosovës.

Jam e bindur që shembulli me Gjermaninë të jetë një ndihmesë e madhe edhe gjatë bisedimeve dhe negociatave që jemi duke zhvilluar me shtete të tjera rreth njohjes së lejeve/patentave tona”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/