image Kur do të ketë rënie të temperaturave?

Kosovë

Moti/ Kur do të ketë rënie të temperaturave?

news image

Fundjava do të mbetet e ngrohtë dhe me diell, mëngjeset do të jenë më të ftohta. Nga mesi i javës së ardhshme, do të rënie e temperaturave, e priten edhe reshje të dobëta shiu.

Me 25.10.2019 – Rajoni ynë mbetet në ndikimin e zonave anticikonike që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe të kthjellët, përderisa nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot të ngrohtë dhe temperatura maksimale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Orëve të mëngjesit në vise të ulëta do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura minimale përreth vlerave mesatare.

Nga mesi i javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali, ku mbi vendin tonë do të sjellin mundësi për reshje të dobëta shiu, e masa të ftohta ajrore që do të depërtojnë nga veriu i kontinentit do të zbresin temperaturat rreth vlerave normale.

Në kushtet meteorologjike që parashihen këto ditë, me qarkullim të dobët ajror dhe nën dominimin e fushave të presionit të lartë, indeksi i cilësisë së ajrit kohëpaskohe do të kalojë në vlera të pashëndetshme.

26.10-27.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë.

28.10-29.10 – Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë.

30.10 – Kryesisht me vransira dhe më ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 23C deri në 25C, e ditën e mërkurë do të zbresin deri në 13C.

Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie./Gazeta Sinjali/