Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava ka diskutuar lidhur me hapjen e xhamive, duke theksuar se duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.
Përmes një njoftimi, Tërnava tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.
“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne ti kthehemi normalitetit”, ka thënë Tërnava.
Ai përmendi një takime me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive./Gazeta Sinjali/