image Kur do të fillojë zbatimi i pikës së tretë të marrëveshjes së Brukselit

Kosovë

Kur do të fillojë zbatimi i pikës së tretë të marrëveshjes së Brukselit

news image

15 ditë pas vendosjes së reciprocitetit me targa me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Njësia Speciale e Policisë dhe barrikadat u larguan nga veriu, kjo pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zhbllokimi i veriut të vendit përbënte vetë zbatimin e pikës së parë të kësaj marrëveshjeje. Kurse, sot ka filluar zbatimi i pikës së dytë të kësaj marrëveshjeje, ku Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

Kurse, pika e tretë e marrëveshjes do të zbatohet më 21 tetor, ku do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. /Gazeta Sinjali/