image Kupon prej 100 frangash për çdo turist që e viziton këtë qytet të Zvicrës

Evropë

Kupon prej 100 frangash për çdo turist që e viziton këtë qytet të Zvicrës

news image

Gjeneva ka një ide të veçantë pët t’i joshur turistët. Qyteti zviceran ka vendosur të dhurojë një kupon në vlerë prej 100 frangash për çdo turist.

Kuponi prej 100 frangash zvicerane (rreth 93 euro ose rreth 110 dollarë amerikanë) mund të përdoret në 58 hotele, 66 bare dhe restorante. Kuponi madje mund të përdoret edhe për disa atraksione turistike, raporton “Lonely Planet”, transmeton Gazeta Sinjali

Nëse një turist qëndron në një nga 58 hotelet për të paktën dy netë, ai merr kupon pas regjistrimit.

Përveç kuponit, vizitorët në Aeroportin Ndërkombëtar të Gjenevës do të marrin gjithashtu një biletë të vlefshme për 80 minuta pas mbërritjes në aeroport, në mënyrë që ata të arrijnë akomodimin e tyre pa ndonjë kosto shtesë.

Nëse ata qëndrojnë në njërin nga këta hotele, ata gjithashtu mund të marrin një kartë që do t’u lejojë ta përdorin transportin publik në qytet falas.

Pavarësisht këtyre kuponëve për të tërhequr turistë në qytet, Zvicra gjithashtu ka rregulla të rrepta se kush mund ose nuk mund të udhëtojë hyjë për shkak të pandemisë. /Gazeta Sinjali