image Kupa e Kosovës: Prishtina pas vazhdimeve e mposhtë Drenicën, Ballkani minimalisht eliminon Malishevën dhe Drita e deklason Fushë Kosovën

Futboll

Kupa e Kosovës: Prishtina pas vazhdimeve e mposhtë Drenicën, Ballkani minimalisht eliminon Malishevën dhe Drita e deklason Fushë Kosovën

news image

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme, të vlefshme për Kupën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja më interesante u zhvillua në Lipjan, ku Prishtina arriti të mposhtë Drenicën me shumë vështirësi, pas vazhdimeve me rezultat 2-1.

90 minutat e kohë së rregullt përfunduar me barazim 1-1, me skuadrën e Prishtinës që barazoi në minutën e fundit të kohës shtesë duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Kreshnik Uka i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 61-të, por pak para se të mbyllet takimi doli në skenë mbrojtësi i bardheklatërve, Besnik Krasniqi i cili në minutën e 95-të nga penaltia ishte i saktë.

Pas ndeshja shkoi në vazhdime, vendasit menjëherë në minutën e tretë të vazhdimeve përmbysën rezultatin me Sadam Sulley dhe kaluan në epërsi, duke e siguruar kualifikimin.

Sot edhe Ballkani i është bashkangjitur skuadrave që e kanë arritur fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Suharekasit nga 1/8 e finales e eliminuan Malishevën, të cilën e mposhtën 1-0.

Për herë të parë në ndeshje zyrtare, sot Ballkani u drejtua nga Ilir Daja, kryetrajneri i emëruar në fillim të këtij viti kalendarik.

Goli i fitores dhe kualifikimit për Ballkanin erdhi nga Albion Rrahmani, i cili ndaj ish-skuadrës së tij shënoi në minutën e 79’ dhe kështu ia siguroi Ballkanit çerekfinalen.

Pa vështirësi, Drita e ka mposhtur sot Fushë Kosovën në Prishtinë me rezultat 0-5, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ardian Cuculi nga pika e bardhë (27’), Arbnor Muja gjithashtu nga pika e bardhë (42’) dhe Marko Simonovski (44’) bënë që Drita të shkojë në pushim mes pjesëve me epërsi 0-3, e pjesa e mbetur e ndeshjes u luajt vetëm sa për statistika.

Gjatë pjesës së dytë, Drita shënoi edhe dy herë të tjera.

Për 0-4 shënoi Muharrem Jashari (64’), i asistuar nga Almir Ajzeraj, e për rezultatin përfundimtar 0-5 shënoi Arbnor Muja (69’). /Gazeta Sinjali Sporti/