Kupa e Kosovës ka pasur në program sot disa ndeshje mjaft interesante.
Katër skuadra kanë siguruar deri më tani fazën çerekfinale të Kupës, pas fitoreve të regjistruara sot.
Gjilani ka shënuar fitore 2:1 me mjaft mund ndaj Dukagjinit, me një gol të shënuar në fundin e ndeshjes.
Fitore e thellë u regjistrua nga skuadra e Ramiz Sadikut, e cila mposhti 2 korrikun me rezultatin 1:6.
Ulpiana mori fitore 2:1 ndaj Arbërisë, pas vazhdimeve, kurse Onix fitoi 5:4 pas penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll 3:3. /Gazeta Sinjali Sporti/