image Kupa e Botës në vitin 2022 mund të luhet në ShBA apo Japoni

Futboll

Futboll/ Kupa e Botës në vitin 2022 mund të luhet në ShBA apo Japoni

news image

Ish-presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter beson se ekziston mundësia që Kupa e Botës në vitin 2022 mund të luhet në ShBA dhe jo Katar.

Kjo për shkak të akuzave të shumta për korrupsion në drejtim të Katarit, transmeton Gazeta Sinjali.

‘ShBA-të mund ta organizojnë, para se ta bëjnë në 2026. Ata i kanë mundësit, nuk është shkencë raketore. Japonia po ashtu mund ta organizojë. Ata ishin kandidatë’,u shprehë Blatter për gazetën gjermane ‘Bild’.

‘Kupa e Botës do të ketë 32 ekipe, jo 48 siç është planifikuar. Organizimi nuk do të jetë më i madh se në vitin 2018’, tha ish-presidenti i FIFA-së./Gazeta Sinjali/