image Kundërshtohet dëbimi i familjes kosovare nga Franca me një fëmijë me aftësi të kufizuara

Botë

Kundërshtohet dëbimi i familjes kosovare nga Franca me një fëmijë me aftësi të kufizuara

news image

Një familje nga Kosova e cila jeton në Lyon të Francës rrezikon të dëbohet në Kosovë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kjo familje e cila ka një fëmijë me aftësi të kufizuara, shqetësohen se kthimi mund të ketë pasoja dramatike.

Kjo familje, ka imigruar në Francë katër vite më parë dhe tani ka mbetur në dilemë se çfarë do të bëjë. Gjykata ka urdhëruar dëbimin e familjes Demaj edhe pse djali i tyre, gjashtëvjeçar, është me aftësi të kufizuara.

Një vendim i pakuptueshëm, thotë Eloise Csadoux, avokatja e familjes.

“Ne kemi shumë certifikata mjekësore, specialistë nga instituti mjekësor që janë të shqetësuar për situatën”, shpjegon ajo për televizionin francez “BFM Lyon”.

Pediatri që ka monitoruar 6-vjeçarin “shumë qartë i ka thënë gjykatës se kthimi në rrugë do të nënkuptonte dënim me vdekje për të”.
Djaloshi vuan nga një sëmundje e rrallë epileptike. Atij i duhet kujdes konstant mjekësor, të cilin e ka gjetur në Francë, që kur erdhi në moshën dyvjeçare.

“Ai erdhi në Francë në gjendje thuajse ‘vegjetative’”, ka shpjeguar babai Fatlind Demaj. “Më pas u ndryshua, u hap si lule”.
Fëmija, që në të kaluarën ka pasur sulme epileptike çdo ditë, siç tregon babai, tash ka nga një në “gjashtë apo shtatë muaj”.

Por, kthimi i mundshëm në rrugë mund të ketë pasoja dramatike për shëndetin e djalit. Nëse ka ndonjë sulm, thotë babai, atëherë është e pamundur të përgatiten ilaçet jashtë.

“Të duhet një frigorifer për të mbajtur shurupin. Është shumë e vështirë”, ka thënë Fatlindi.

Avokati i familjes ka dërguar një kërkesë për akomodim emergjent. Po ashtu e ka të drejtën për të apeluar në Këshillin e Shtetit.

/Gazeta Sinjali/