image Kundërpërgjigja e sanksioneve, Rusia ua ndalon hyrjen 200 kanadezëve

Botë

Kundërpërgjigja e sanksioneve, Rusia ua ndalon hyrjen 200 kanadezëve

news image

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 200 kanadezëve si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj tyre pas luftës në Ukrainë.

Kanadaja kishte njoftuar sanksione kundër 33 zyrtarëve aktualë apo ish-zyrtarë rusë dhe gjashtë subjekteve të përfshira në “shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut” kundër qytetarëve që protestuan kundër pushtimit të Ukrainës, shkruan Skynews.

“Në përgjigje të sanksioneve personale të vendosura nga Otava. 200 qytetarëve kanadezë u është mohuar hyrja në baza reciproke”, tha ministria në faqen e saj të internetit.

Që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1,500 individëve dhe subjekteve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Më herët të premten, ministria ruse tha se kishte thirrur ambasadorin e Kanadasë në Moskë.

/GazetaSinjali/