image Dyshohet se puset private po fusin ujin në sistemin e shpërndarjes, fshati i Fushë-Kosovës mbetet pa ujë

Kosovë

Dyshohet se puset private po fusin ujin në sistemin e shpërndarjes, fshati i Fushë-Kosovës mbetet pa ujë

news image

Banorët e rrugës ‘Avdyl Henci’ në fshatin Henc të Fushë-Kosovës do të mbesin pa ujë të pijes deri në identifikimin e vatrës kundërmuese.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila përmes një komunikate ka shkruar se analizat e ujit kanë rezultuar me parametra të rregulla dhe nuk janë vërejtur ndonjë baktere, as ndonjë aromë e keqe.

“Tashmë uji është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe ekipet janë në terren për identifikimin e vatrës së kundërmimit. Dyshimet janë se ndonjë nga puset private po futë ujin në sistemin e shpërndarjes”, thuhet në njoftim.

“Mungesë të furnizimit për fshatin Henc do të ketë deri në identifikimin e vatrës kundërmuese”, shkruhet në komunikatë./GazetaSinjali/