Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka ndarë një fotografi me Presidentin e Francën Emmaunel Macron, raporton Sinjali.
Ai në fotografinë e postuar, ka shkruar “Kundër s’ka, miratohet” me gishtin e ngritur lartë të Presidentit Macron.
Kosova ka sytë tek Macron dhe Franca për temën e liberalizimit të vizave që do të diskutohet me 13 tetor në presidencën çeke.