image Kumnova: Me anulimin e protestës e parandaluam dhunën në Gjakovë

Sociale

Kumnova: Me anulimin e protestës e parandaluam dhunën në Gjakovë

news image

Nysrete Kumnova nga organizata joqeveritare “Thirrjet e Nënave” në seancën e Kuvendit Komunal ka deklaruar se kthimi i banores serbe në qytetin e Gjakovës ka ngjallur zemërim tek familjet shqiptare të cilat kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftë së vitit 1999, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se Serbia është duke provokuar popullatën shqiptare.   Kumnova ka deklaruar se ata kanë anuluar protestën e cila ishte thirrur nga shoqata e tyre me qëllim që të parandalohet dhuna. 

Ajo ka kërkuar nga kryetari i komunës, Ardian Gjini që të sigurojë se banorja serbe është dëbuar nga apartamenti që është pronë komunale.  

“Kemi penguar dhunën që të mos shkojnë në banesë që të largojmë vet.  Kryetari na premtoi që ajo nuk është këtu. Është provokim i radhës që është duke u na bërë nga serbët. Ata kanë provokuar ndjenja tona”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/