image Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Vushtrri

Siguri

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur bimë narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Tre bimë të ndryshme të cilat dyshohet se janë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri në 0.70 cm janë fotografuar dhe sekuestruar nga policia.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i arrestuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti raportohet se ka ndodhur paraditën e djeshme, rreth orës 10:15, në Vushtrri./Gazeta Sinjali/