Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme për posedim dhe kultivim të substancave narkotike.
Policia njofton se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6.7 kilogramë kanabis, 72 saksi me bimë të kanabisit, foli të ndryshme dhe një telefon celular.
“Me vendim të gjykatës njësiti i DHTN-së në Gjilan ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.7 kilogramë kanabis, 72 saksi me bimë të kanabisit, foli të ndryshme, një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/