image Kultivim i drogës në Podujevë - Policia gjen afër 60 bimë kanabisi

Siguri

Kultivim i drogës në Podujevë – Policia gjen afër 60 bimë kanabisi

news image

Kultivimi i substancave narkotike siç duket ka zënë vend edhe në Podujevë. Në një zonë të një përroske në rrugën “Shaban Kopalla” të këtij qyteti, policia gjeti drogë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftuan se në atë pjesë janë gjetur dhe sekuestruar 57 bimë narkotike të llojit kanabis.

Sipas këtyre burimeve, bimët narkotike që u gjetën kishin gjatësi të ndryshme, prej 10 deri në 60 centimetra.

Ky aksion i Policisë u zhvillua në orët e mëngjesit të së premtes.

/Gazeta Sinjali/