image Kukësi shkarkon trajnerin, kjo është arsyeja

Futboll

Sport/ Kukësi shkarkon trajnerin, kjo është arsyeja

news image

Pas barazimit 2-2 me Teutën në Durrës, Kukësi njoftoi se e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Shpëtim Duro.

Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi, përmes një njoftimi për media.

Shkak i këtij vendimi të marrë nga klubi verilindor janë bërë rezultatet jo të mira të skuadrës në fazën e tretë të kampionatit./GazetaSinjali/

Njoftimi i Klubit: Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka që ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!