image Kukeli: Në fillim e refuzova ftesën, por me Shqipërinë përjetova maksimumin

Futboll

Futboll/ Kukeli: Në fillim e refuzova ftesën, por me Shqipërinë përjetova maksimumin

news image

Fjalëpak dhe larg vëmedjes së medieve sportive, por një futbollist punëtor dhe kokulur, që çdo trajner dëshiron ta ketë në skuadër. Erdhi ndoshta në moshë disi të madhe të Sqipëria, por, për aq vite sa kontrobuoi, fitoi zëmrat e tifozëve kuqezi me seriozitetin dhe profesionalizimin e tij. Referenca është për Burim Kukelin, sot 36 vjeç dhe në fundin e karrierës si futbollist.

Në një intervistë për “Regiofusball”, ai rrëfen historinë e suksesit me Shqipërinë, deri në finalet e “Euro 2026”. Ai pranon, duke mos fshehur asgjë nga e kaluara si kuqezi, se fillimit e kishte refuzuar ftesën për t’iu bashkuar Shqipërisë:

 “E refuzova ftesën e parë të Kombëtares, pasi më kontaktuan vetëm tri ditë para se të shkoja me pushime. Iu thashë: Më vjen keq, nuk mundem, kam rezervuar pushimet. Nuk prita ftesë tjetër, por, disa javë më vonë, erdhi mesazhi nëse kisha dëshirë që të luajë me Kombëtaren. Me siguri që po, sepse atëherë isha edhe i lirë”.

Më 7 shtator 2012, Kukeli luajti ndeshjen e parë me Shqipërinë, kundër Qipros, në kualifikueset e Europianit (Shqipëria fitoi 3-1). Katër vite më vonë, ishte pjesë e listës së De Biasit për “Euro 2016”.

“Në këtë kohë përjetova çdo gjë që mund të përjetosh në futboll. Kundër Portugalisë, në kualifikueset, Shqipëri mednohej se nuk kishte shanse, të paktën në letër.  Por, si skuadër arritëm që ta mposhtnimë. Si e kujtoj përballjen me Ronaldon? Nuk kishte shenja arrogance, ishte shumë miqësor. Siç janë krejt “yjet” e mëdhenj. Më të vështirë janë lojtarët që nuk e kanë arritur nivelin më të lartë, por që mundohen të sillen si të tillë”.

“Euro 2016”? Para ndeshjes me Zvicrën, i thashë vetes: Shijoje momentin, edhe kështu je i fituar. Ka qenë diçka shumë e bukur. Zviceranët dhe shqiptarët festuan së bashku në stadium. Në fushë ishte mjaft ndeshje e fortë, por korrekte. Mendoj se kjo ndeshje u ka bërë mirë shqiptarëve në Zvicër, por edhe unë si zviceran kam fituar 1-0”.

Pas Zvicrës, erdhi përballja me Francën, në prani të 60 mijë shikuesve në Marseille:

“Ishte kundërshtar gjigant për ne. Një kualitet të tillë nuk e kam parë kurrë si te Franca. Pogba u aktivizua vetëm në pjesën e dytë dhe menjëherë ndryshoi ritmin e lojës”. Franca shënoi dy gola, në minutat e 90-të dhe 96-të dhe fitoi 2-0. Shqipëria u eliminua, edhe pse fitoi minimalisht ndaj Rumanisë.

 “Për mua Europiani ishte si vizitë në një botë tjetër. Kaloi shumë shpejt”.

Nga finalet e “Euro 2016”, më kategorinë e dytë, në Zvivër, në radhët e Zyrihut:

“Psikologjikisht ishte e rëndë të stërvitesha në Kategorinë e Dytë, menjëherë pas Europianit.”

Pas Zyrihut, Kukeli firmosi m Sionin, por dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan të khehej në formën më të mirë.

“Sioni vendosi të mos ma vazhdonte kontratën. Nuk mund të ankohem, pasi isha shpesh i lënduar. Por, po ta dinte Sioni se do të kthehesha sërish në nivelin që jam tani, do të ma rinovonte kontratën.”

Mesfushori 36-vjeçar  aktualisht është pjesë e Kriensit në Kategorinë e Dytë.