image Kujtim Shala tregon arsyen pse LDK zgjodhi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër

Politikë

Kujtim Shala tregon arsyen pse LDK zgjodhi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Shala tha se në LDK të gjithë janë pajtuar që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, të jetë kandidati i partisë për kryeministër.

“Hoti është kryeministër në detyrë. Mandati i tij u ndërpre për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se z.Hoti kishte atë funksion ne kishim vlerësuar punën e tij dhe të qeverisë dhe në të vërtetë nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Domethënë kjo është arsyeja”, tha ai në Rubikon.

Sipas tij, ka pasur edhe pikëpamje dhe preferenca tjera nga strukturat e partisë por që Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i LDK-së.

“Z.Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe në Kryesinë e partisë dhe nivelet e tjera të organizimit të LDK-së kanë dhe pikëpamje dhe preferenca të tjera. Diskutojnë dhe për emra të tjerë por në kuptimin formal që është esencial për LDK-në, ne s’kemi diskutuar kandidatura tjera”, shtoi Shala./Gazeta Sinjali/