image Kujtim Kastrati që vdiq në aksidentin në Kroaci, po vinte në Kosovë për ta martuar vëllain

Sociale

Kujtim Kastrati që vdiq në aksidentin në Kroaci, po vinte në Kosovë për ta martuar vëllain

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci.

Sot familja Kastrati nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit ka hapur dyert për t’u shprehur ngushëllime.

Kadri Kastrati, të ndjerin Kujtim Kastrati e kishte nip dhe tregon për momentin kur e kuptuan lajmin e hidhur.

“Lajmin e kemi marrë vesh mbrëmë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Djali është nisur pardje, pasi më 6 gusht kemi pasur dasmë dhe Kujtimi ka pas me martua vëllanë. Në ora 5 të mëngjesit, pra një orë para ngjarjes na ka lajmërua se kanë arritur në Slloveni”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Kadri Kastrati.

Kujtimi ka lënë pas vetes prindërit, gruan dhe dy fëmijë.

“Kujtimi ka një vajzë në klasën e katërt dhe një djalë që më duket është i moshës parashkollore”, tregon familjari i të ndjerit.

Bashkë me Kujtim Kastratin ishte edhe Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit me të cilin kishte lidhje familjare, e që as ai nuk arriti të mbijetojë.

Djali i Hamet Hoxhës, Valmir Hoxha ka thënë se kontaktuar me babain e tij rreth orës 11:05.

Kemi pasur aheng familjarë edhe është nisur me ardhë me u bo bashkë, mirëpo çka me i bo, fati kështu e ka dashtë”, ka thënë djali i Hoxhës./GazetaSinjali/