Ka kaluar pothuajse 1 vit që nga vdekja tragjike e Mac Miller. Dhe tani pasuria e tij prej 11 milionë dollarë është ndarë mes miqve të ngushtë dhe familjes së tij.
Vlera e plotë e pasurisë së Mac është rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të publikuara nga TMZ.
Prindërit dhe vëllai i tij do marrin shumicën e sendeve, ndërsa miqtë e tij të ngushtë janë regjistruar për të marrë mjaft nga gjërat personale të yllit gjithashtu.
Para se të vdiste, Mac la një testament ku shkroi udhëzime specifike për njerëzit e afërt të tij, duke ia lënë rrobat dhe pajisjet elektronike, mikut të tij, Bryan Johnson.
Këngëtari u nda nga jeta vitin e kaluar nga mbidoza e drogës.
Tregtari që ia shiti drogën u arrestua kohët e fundit, me akuzën se i dha një dozë vdekjeprurëse./Gazeta Sinjali/