Kujdestarja e klasës, ku vijonte mësimin nxënësja që humbi jetën sonte në rastin tragjik në Gllogjan, ka publikuar një fotografi të viktimës kur ishte maturante, duke e mallkuar dorasin.
M.C. gjithashtu ngushëlloi familjarët e të vrarëve në tragjedinë e sotshme.
Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur tre persona dhe një është plagosur.
Për Sinjalin, rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“./GazetaSinjali/