Mesazhe të rreme po dërgohen nga persona të panjohur duke bërë thirrje për të kryer analizat për virusin COVID-19.
Një mesazh i tillë i cili po u dërgohet në celularët personal, nuk vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Mesazhe të tilla nuk janë dërguar nga QKUK”, ka thënë shkurt Fazliu.
“Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin që tashmë veç u është dërguar disa qytetarëve, e i cili mesazh ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/