image Kuçi: Policia na sulmonte tinëzisht, Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje

Politikë

Kuçi: Policia na sulmonte tinëzisht, Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje

news image

Pamjet se si kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, goditi me shuplakë një polic gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës janë bërë virale.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, thotë se policët i kanë sulmuar tinëzisht gjatë protestës së sotme.

Kuçi mes tjerash theksoi se Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje.

“Protesta e sotme ishe madhështore dhe policia ishte shumë e dhunshme. Policët zyrtarë dhe civilë na ofendonin dhe sulmonin me grushte tinëzisht. Molliqaj pati reagim në vetëmbrojtje”.

“Çfarë keni parë në pamje ishte reagim i yni në vetëmbrojtje, assesi mjet e qëllim”, tha Kuçi për Klan Kosova.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi njoftoi se disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët përtej hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre policëve që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

/GazetaSinjali/