image Kuçi për luanin që po mbahet në Gjilan: Nuk kemi kapacitete për ta mbajtur, por do të bëjmë zgjidhje

Kosovë

Kuçi për luanin që po mbahet në Gjilan: Nuk kemi kapacitete për ta mbajtur, por do të bëjmë zgjidhje

news image

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka reaguar në lidhje me luanin që po qëndron më shumë se një vit në një resort në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuçi përmes një postimi në Facebook është shprehur se ka pranuar një numër të madh të mesazheve që vinin nga e gjithë bota, nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, përfshirë edhe aktivistët vendorë.

Ai ka shkruar se ky rast po trajtohet edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Kuçi ka thënë se nuk ka kapacitete infrastrukturore për ta mbajtur këtë luan.

“Në kapacitetet tona infrastrukturore ne nuk posedojmë një hapësirë të favorshme për të mbajtur këtë luan. Mirëpo, angazhimi ynë nuk do të mungon për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për këtë luan”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/