Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pritet që sot të nënshkruajë memorandum me 12 komuna të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Ky memorandum ka për qëllim financimin e projektit “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative për shkollat”.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi do të mbahet në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, duke filluar nga ora 13:00./Gazeta Sinjali/