Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Junikut Agron Kuçi, ka thënë se po vazhdon t’i kryejë aktivitetet dhe detyrat si kryetar i Junikut.
Kuçi tha se rezultati i balotazhit të 14 nëntorit nuk është përfundimtar dhe duhet të pritet deri në fund pasi sipas tij është e mundur që të përmbyset rezultati.
“Unë si zakonisht kam dal sot dhe vazhdojë të punojë në komunën e Junikut. Ne e kemi një rezultat të ngushtë, kundërkandidati im është 29 vota përpara megjithatë akoma nuk dihet rezultati përfundimtar sepse janë mbi 50 vota të personave me nevoja të veçanta që duhet të numërohen dhe 670 vota nga diaspora që kanë ardhur përmes postës dhe e presim rezultatin përfundimtar deri atëherë”, tha ai për KlanKosova.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, në bazë të rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në epërsi prej 29 votash ndaj Agron Kuçit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./GazetaSinjali/