image Kualifikimi në Major ndikon në renditjen botërore, BNE ngritën tetë pozita

Sporte të tjera

Kualifikimi në Major ndikon në renditjen botërore, BNE ngritën tetë pozita

news image

Bad News Eagles dje arritën të bëjnë sërish historinë duke u kualifikuar në Majorin që do të mbahet këtë vit në Brazil.

BNE për t’u kualifikuar mposhtën forZe me rikthim nga 0:1 në 2:1. E ky kualifikim ka ndikuar edhe në renditjen botërore.

Bad News Eagles tani janë ngritur në pozitën e 24-të në renditjen botërore, derisa javën e kaluar ishin në vendin e 32-të.

Kujtojmë, se ndeshjen e parë për Major, BNE do ta ketë përballë 00 Nation, skuadër kjo që renditët në pozitën e 26-të në botë.

/GazetaSinjaliSport/