image Kualifikimi i Argjentinës në finale të Botërorit, flet Messi

Futboll

Kualifikimi i Argjentinës në finale të Botërorit, flet Messi

news image

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

“Kemi kaluar situata të vështira, të tjera shumë të mira. Sot po përjetojmë diçka spektakolare. Po kënaqem me të gjithë këta njerëz dhe të gjithë argjentinasit që janë në vendin tonë”, tha Messi, njofton uebfaqja e Federatës së Futbollit të Argjentinës.

“E dinim që nuk ishim kandidatët kryesorë, por nuk do t’i jepnim askujt asgjë. E treguam me lojë pas çdo ndeshje”.

“Ndjej shumë gjëra, është shumë emocionuese të shohësh të gjitha këto. Të shohësh njerëzit, familjen gjatë gjithë Kupës së Botës ishte diçka e pabesueshme. Ne do të shkojmë për ndeshjen e fundit, që ishte ajo që donim”, tha Messi.

Argjentina e Lionel Messit në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00.

/GazetaSinjali/