Rep-artistja shqiptare e njohur si Tayna, po bëhet gati për projektin e ri muzikorë në bashkëpunim me Azetin, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi që të dy janë mjaft të pëlqyeshëm nga publiku, padyshim se kënga e tyre do të pritet mirë.
Por, në rrjete sociale po qarkullon një foto e fundit e Taynes dhe Azet, ku vihet re se hunda e reperes është zvogëluar dukshëm.
Theksojmë se rep artistja edhe më herët është kapur me ndjekësit pikërisht për këtë arsye.