image "Ku është Ligji i Pagave?", AAK-Qeverisë: Ju votoi çdo i dyti qytetar, e pafalshme të ikni e të fshiheni

Politikë

“Ku është Ligji i Pagave?”, AAK-Qeverisë: Ju votoi çdo i dyti qytetar, e pafalshme të ikni e të fshiheni

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka drejtuar pyetje Qeverisë së Kosovës lidhur me Ligjin e Pagave?

Përmes një konferencë për medie, Tahiri ka pyetur Qeverinë se “Ku është Ligji i Pagave?”, pasi sipas tij, ekzekutivi kishte premtuar se ky Ligj do të procedohet në Kuvend deri në fund të muajit mars, por kjo nuk ka ndodhur, raporton Gazeta Sinjali.

 “Pyetja e parë është: ‘Ku është Ligji i Pagave?’ Ku jeni fshehur me këtë ligj. Ku është procesi i punës për finalizimin e Ligjit, pse na keni thënë se ligji bëhet në mars, a ka qenë në atë kohë vetëm sa me i mashtruar shërbyesit civilë, sindikatat apo është pazotësi e juaj se nuk dini me bë ligjin. Nuk është obsesioni as i imi personal e as i AAK-së, është obligim që duhet ta kemi si deputetë e përfaqësues të popullit”, tha ai para medieve.

Sipas Tahirit, kryeministri e ministri duhet të flasin sinqerisht për këtë gjë.

Është me rëndësi të flitet sinqertë. Është normale nëse kryeministri e ministri të thonë se s’kemi mundur se kemi pasur tema serioze, përgjegjësi të rënda, kemi pasur probleme, apo se nuk kemi ditur me bë. Është e pafalshme që një Qeveri që ka 50 për qind, të cilën e ka votuar çdo i dyti qytetarë i këtij vendi, të ikë e të fshihet”, tha tutje ai.

/GazetaSinjali/