image Kthimi i shqiptarëve nga Izraeli, ministri Hasani: Nuk ka pasur operacion evakuimi 

Shqipëri

Kthimi i shqiptarëve nga Izraeli, ministri Hasani: Nuk ka pasur operacion evakuimi 

news image

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, thotë se kthimi i shqiptarëve nga Izraeli nuk është bërë në kuadër të një operacioni evakuimi, por një procedurë që çdo vend jua mundëson shtetasve të tij në raste të tilla të jashtëzakonshme.

Ministri Hasani po ashtu tregoi masat që janë ndërmarrë menjëherë pasi janë informuar mbi sulmin në Izrael, si dhe procesin e evakuimit të shqiptarëve nga Izraeli në shtetin e tyre.

“Po bëhen 60 orë që nga momenti që unë kam komunikuar me ambasadoren e Shqipërisë në Tel Aviv dhe më ka treguar për situatën e tmerrshme që është krijuar nga terroristët e Hamasit dhe jo nga Palestina në shtetin izraelit. Reagimi i parë ka qenë se çfarë qëndrimesh politike do të mbajmë, se si do të komunikojmë me ambasadat dhe çfarë mundësish kemi për të qenë pranë shqiptarëve që gjenden në Izrael.

Është krijuar një mundësi shumë e mirë të dielën në mëngjes dhe menjëherë kemi bërë të mundur kthimin e të gjithë atyre shqiptarëve që u përgjigjën për të fluturuar drejt Shqipërisë. Kemi ofruar të njëjtën gjë edhe për ata shtetas të rajonit, të cilët gjendeshin në rajon. Nuk ka pasur operacion evakuimi, por procedurë që çdo vend ja ofron shtetasve të vet në situata të tilla. Ajo që ka ndodhur, ka qenë kërkesa që i kam bërë ambasadores për të kthyer dhe stafin e ambasadës tonë përfshirë dhe familjarët”, u shpreh ai në “Opinion”.

/GazetaSinjali/