image Kthimi eventual i Trump, kryeministri belg: Europa s’duhet të frikësohet nëse SHBA e lë vetë

Botë

Kthimi eventual i Trump, kryeministri belg: Europa s’duhet të frikësohet nëse SHBA e lë vetë

news image

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, tha se ky vit do t’i testojë liritë e demokracitë.

Ai komentoi edhe mundësinë e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Evropa nuk duhet t’i frikësohet një skenari ku SHBA do ta lërë atë vetë, raporton The Guardian.

Kryeministri, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, u tha eurodeputetëve:

“2024 do të jetë një vit vendimtar. Shumëçka është në rrezik për Evropën, shumëçka për Perëndimin. Një vit ku demokracitë dhe liritë tona do të vihen në provë. Jo vetëm me zgjedhjet për këtë dhomë, por po aq për Kongresin Amerikan, po aq me zgjedhjet për presidencën amerikane. Nëse viti 2024 do të na sjellë sërish “America First”, do të jetë më shumë se kurrë Evrope më vete. Ne si evropianë nuk duhet të kemi frikë nga kjo perspektivë – ne duhet ta përqafojmë atë. Ne duhet ta përqafojmë atë duke e vendosur Evropën në një bazë më të fortë. Më e fortë, më sovrane, më e mbështetur te vetja. Një Eurove që ofron dhe bën ndryshim në jetët e njerëzve. Mbrojtja e tyre, forcimi i ekonomisë, përgatitja e një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

/GazetaSinjali/