image Kthehet në rigjykim rasti skandaloz i dhunimit në Pejë, dhunuesi ishte dënuar me 8 muaj burgim

Drejtësi

Kthehet në rigjykim rasti skandaloz i dhunimit në Pejë, dhunuesi ishte dënuar me 8 muaj burgim

news image

Gjykata e Pejës e ka kthyer në rigjykim rastin ku një dhunues ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim për dhunimin e një të miture.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.

“Lënda është kthy në rigjykim. Seanca është caktuar për sot e cila ka nis në ora 14:00”, tha Zhuti.

Ndryshe, gjyqtarja e rastit Florije Zatriqi e kishte dënuar dhunuesin me 8 muaj e 8 ditë burgim ndonëse sipas ligjit dënimi i paraparë në këso raste parashihet të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim.

Më pas Zatriqi ishte suspenduar nga puna. Ajo me vendim të Këshillit ishte degraduar në Divizionin për Kundërvajtje.

Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.

/GazetaSinjali/