Vëzhguesit e LDK-së u rikthyen në Qendrën e Numërimit të Votave.
Ata nuk pranuan të tregojnë arsyen se pse u rikthyen, meqë më herët kishin dal për shkak se në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.
Kujtojmë se pak kohë më herët vëzhguesit e LDK-së dhe Nismës, janë larguar nga QNR. Vëzhguesit e Nismës nuk raportohet se janë kthyer ende./Gazeta Sinjali/