image Kthehen shtatë kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në Australi

Kosovë

Kthehen shtatë kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në Australi

news image

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë ka njoftuar se janë shtatë kthyer në Kosovë shtatë shtetas kosovarë të cilin kishin mbetur në dy qytetet e Australisë Sidnej dhe Melburn, si pasojë e situatës me pandeminë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada i ka ftuar qytetarët që i kanë zënë pandemia në Australi që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim.

“Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe”, thuhet në postim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3173353842685610&id=1374072629280416