Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive dhe u ka kërkuar atyre në konflikt të ndjekin ligjin ndërkombëtar.
Florence Gillette, kreu i delegacionit të KNKK-së në Kiev tha: Ne po u bëjmë thirrje urgjentisht palëve në konflikt që të mos harrojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Ata duhet të sigurojnë mbrojtjen e popullatës civile dhe atyre që nuk marrin pjesë më në luftime, siç janë të burgosurit apo të plagosurit dhe të sëmurët.
“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: të gjitha palët në konflikt kanë një detyrim ligjor për të siguruar që operacionet ushtarake të planifikohen dhe kryhen në një mënyrë që të garantojnë mbrojtjen e civilëve dhe objekteve civile. Ato duhet të marrin të gjitha masat e mundshme për të shmangur lëndimet civile dhe humbje jete.“
“Sulmet pa dallim janë të ndaluara, dhe për këtë arsye KNKK u bën thirrje palëve të shmangin përdorimin e armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi në zonat e populluara dhe të shmangin vendosjen e objektivave ushtarake brenda ose pranë zonave të tilla.”