Mariupoli në Ukrainën lindore është shkëputur nga pjesa tjetër e botës për gati dy javë dhe askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë mes luftimeve intensive, me automjete plot me ndihma që presin në periferi të qytetit.
Jason Straziuso i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i tha Al Jazeera se mijëra familje janë në kushte të rënda pa ujë në Mariupol.
“Edhe ekipi ynë po mbledh ujë nga përrenjtë… por si e bëjnë këtë të gjithë… veçanërisht nëse jeni i moshuar“, tha ai.
(Fotografia është ilustrim)