Pas deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për marrëveshjen me Serbinë dhe planin franko-gjerman, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke thënë se kjo do t’i shkaktojë vendit dëm në të ardhmen.
“Një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar, sepse me vetëdije do i shkaktojë vendit të tij dëm në fazën e ardhshme të negocimit”, ka shkruar në Facebook zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.