image Kryetarja e OSBE-së viziton nesër Shqipërinë

Shqipëri

Kryetarja e OSBE-së viziton nesër Shqipërinë

news image

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila për shkak të rotacionit mban edhe postin e kryetares së OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë zyrtare të martën në Tiranë.

Sipas agjendës, Linde do të takohet me akterë të ndryshëm politikë, me të cilët do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.

Ndër të tjerat, ajo pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.

Linde gjatë vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar ka planifikuar të takohet edhe me aktivistë të shoqërisë civile./GazetaSinjali/