image Kryetarja e Kushtetueses tregon sa kohë kanë palët për të prezantuar argumentet

Drejtësi

Kryetarja e Kushtetueses tregon sa kohë kanë palët për të prezantuar argumentet

news image

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka treguar procedurat që do të ndjekin në seancën ku po diskutohet ligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi në votimin e Qeverisë Hoti.

“Kërkesa është parashtruar nga anëtarë të Kuvendit të Kosovës dhe parashtruesit e kërkesës kërkojnë vlerësimin e ligjshmërisë për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Rama-Hajrizi.

Ajo ka sqaruar se pretendimet e LVV-së janë se Qeveria është jolegjitime, derisa, ka përmendur edhe çështjet që janë përcjellë për interpretim.

“A kishte mandat të vlefshëm deputeti Etem Arifi, a është në pajtueshmëri me Kushtetutën një vendim i Kuvendit nëse në procedurë ka marrë pjesë një deputet i cili nuk ka pasur mandate të vlefshëm por vota e tij ka qenë vendimtare”, thotë ajo.

Kryetarja e GJK-së thotë se palët kanë në dispozicion nga pesë minuta që t’iu përgjigjen argumenteve të palës tjetër.

“Gjykata vendos në dispozicion nga pesë minuta për t’u përgjigjur në argumentet e palës tjetër. Gjykata ju ofron palëve edhe nga një mundësi për t’u përgjigjur edhe nga pesë minuta në raundin e fundit. Palët argumentojnë por nuk iu bëjnë pyetje njëra tjetrës”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/